Trupa policore shqiptaro-amerikane i jep 15 mijë dollarë familjes së efektivit Saimir Hoxha

Trupa policore shqiptaro-amerikane ka zgjedhur që t’i vijë në ndihmë familjes së Saimir Hoxhës, nënkomisarit të Policisë së Lezhës i cili u vra në krye të detyrës, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ato i kanë dhuruar familjes së të ndjerit 15 mijë dollarë, një formë për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen gruas e cila e vetme duhet të rrisë dy djemtë e vegjël.

“Heroit tonë të rënë”, shkruhet në çekun që është tërhequr nga bashkëshortja e Saimirit.

Paratë janë dorëzuar në familjen e nënkomisarit të ndjerë, i cili la pas të shoqen dhe dy djem të mitur. Hoxha u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa po zhvillonte një operacion antikanabis në Lezhë, paraditen e 28 shtatorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *