E dashura e përfolur e presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabaeva , është filmuar së fundmi duke kërcyer në një kompleks stërvitor teksa raketat ruse vijojnë të bien mbi Ukrainë.
“Zonja e parë sekrete” e Rusisë thuhet se ka disa fëmijë me liderin rus dhe rrallë shfaqet në publik, por kamerat e kanë kapur atë duke dhuruar shfaqje në qytetin e Soçit së fundmi.
Pamjet e reja tregojnë Kabaeva, 39 vjeç, një ish-fituese e medaljes së artë olimpike të gjimnastikës ritmike, duke kërcyer në kompleksin stërvitor Sirius në vendpushimin e Detit të Zi, Soçi, ku ajo është vendosur muajt e fundit.
Gazeta ruse e showbiz-it ‘paparazzi.ru’ sugjeroi se ajo i është nënshtruar një operacioni të ri plastik përpara se të hapte një qendër të re gjimnastike në Sirius, si dhe një turne ndërkombëtar të quajtur Heavenly Grace.