Trupi i Mbretëreshës ndodhet në Balmoral/ Ja itinerari që do të ndiqet me arkivolin e saj deri në dhënien e lamtumirës më 19 shtator

Arkivoli i Mbretëreshës aktualisht është në Balmoral, por së shpejti do të nisë udhëtimin e tij drejt kryeqytetit të vendit përpara funeralit të saj shtetëror të hënën më 19 shtator.

Njerëzve do t’u jepet shansi t’i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës, pasi trupi i saj do të vendoset në Pallatin e Holyroodhouse dhe Westminster Hall që njerëzit të shohin arkivolin e saj – një traditë kjo e njohur.

Mbreti Charles III do të nisë gjithashtu një turne në të katër vendet që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.

b037fb7f-c44e-46ac-8d13-0a144ca3668e

Ndërkohë sot Mbreti Charles është kthyer në Clarence House pas një dite formalitetesh – ai u shpall mbret nga Këshilli i Aderimit këtë mëngjes, dhe më vonë mbajti audiencë në Pallatin Buckingham. Ai u ndal për të falënderuar dashamirësit që prisnin jashtë.

f158332f-7c03-4d8c-b0ac-05d93bd48242

Mbretëresha britanike vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Ajo ka mbajtur fronin në Mbretëri të Bashkuar për 70 vjet, duke u bërë monarkja më jetëgjatë në këtë shtet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *