Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë. Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.
Burime për median bëjnë me dije se Nishanit do t’i kryhen të gjitha nderimet e fundit në një ceremoni shtetërore.
Kujtjmë se Nishani po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post Covid. Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar.