“Tu afruam dhe ike, mendjemadhe”/ Arbana Osmani ka një përgjigje për akuzat ndaj saj

Edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka reaguar për ndeshjen e Botërorit, Serbi-Zvicër e cila u përjetua shumë nga shqiptarët për shkak të dy futbollistëve Shaqirit dhe Xhakës që na dhuruan spektakël.

Arbana e ka risjellë këtë me një pjesë të filmit ku ka marrë pjesë së fundmi, të cilin e ka prezantuar në disa vende të botës. Por në këtë postim, ajo është përballur me akuzat e ndjekësve të cilët e quajnë mendjemadhe.

“Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ikë dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”.

Arbana e ka mohuar menjëherë duke thënë se kanë qenë aty deri në fund. Më poshtë, një tjetër ndjekëse bie dakort me komentuesen e parë.

“Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dyja herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe. Zhgënjim total nga ç’të shohim në ekran. Gjithsesi shpresoj të kenë qenë thjesht çastë të gabuara në ditë të gabuara”, shkruan ndjekësja.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *