Tualet dhe për macet në vilën luksoze/ Por Kryemadhit i ‘shtohet’ një tjetër skandal…

Emisioni investigativ ‘Inside Story’ ka publikuar mbrëmjen e sotme një dokumentar në të cilin pasqyron ‘të fshehtat’ e çiftit Meta-Kryemadhi në politikë e jo vetëm. Dyshja cilësohet se rrëzoi kundërshtarët brenda kampit rozë që pengonin ambiciet e tyre dhe arritën të zotërojnë skenën politike të pas ’90-ës.

Sakaq, sikur të mos mjaftonte e gjithë jeta e luksit që Kryemadhi bën prej vitesh, profilit të saj i duhej edhe një gradë shkencore. Por, teza me të cilën e fitoi gradën ‘Doktore Shkencash’ rezulton plagjiaturë. Ky është vetëm një nga skandalet e radhës që rrethojnë deputeten Kryemadhi.

Pjesë nga dokumentari:

Në përpjekje për të shfaqur një personazh ndryshe, përtej politikës, Kryemadhi, e shndërorn një program televiziv në shfaqje të jetës së luksit.

Në këtë dokumentar, tregohej në detaje shtëpia super-luksoze e familjes Meta në Gjirin e Lalzit.

Siç deklaronte Kryemadhi në intervistë, edhe macja kishte tualetin e saj të veçantë nga 11 që ishin gjithsej. Materiali i kthyer në bumerang u zhduk me shpejtësi nga Youtube.

“Të dy vinin nga shtresa të varfra, me sa duket jo përherë duke qenë i varfër je i ndershëm ose stë pëlqen leku. Mos u hyri në qejf leku koha do tregojë se jetojnë jetë luksoze, mbase i kanë të justifikuara shpenzimet që kanë bërë, por përgojohen”, tha ish deputeti Braho.

Shfaqja me pompozitet e luksit të familjes ra në sy edhe në 24 mars të vitit 2014 kur Ilir Meta festoi 45 vjetorin e tij të lindjes në Gjirin e Lalzit ku kishte të ftuar rreth 600 persona.

Me rikthimin në Kuvend, Monika Kryemadhi u kujdes të pëmirësonte CV e saj me tituj shkencorë. Në vitin 2015, ish studentja e Bio-Kimisë, fiton gradën “Doktor Shkencash” me tezën “Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në këndëvështrimin ekonomik dhe juridik”.

Investigimi i thelluar i studiuesit taulant Muka, zbuloi se teza e Kryemadhit ishte plagjiaturë thuajse e plotë. Ky do të ishte shkak që Kryemadhi të ironozohej nga kundërshtarët politik dhe shpesh të bëhej meme./TCH


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *