Ditën e nesërme në 5 Nëntor është planifikuar dhe njoftuar në Tiranë një protestë pro-Palestinës.
Tubimi është ndërrmarë nga 6 shoqata të cilat janë “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “Tumed” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”. Tubimi do të nisë në orën 12:00, në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza.
“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.