Tubimi i parë i Trump në ambient të hapur pas atentatit, lë podiumin me xham antiplumb për të ndihmuar një qytetare

Kandidati republikan Donald Trump ka mbajtur tubimin e tij të parë në një ambient të hapur që pas atentatit që iu bë një muaj më parë në Pensilvani.

Në Karolinën e Veriut Trump u shfaq përpara mbështetësve të tij por i rrethuar nga të katërt anët e podiumit me xham antiplumb. Gjithsesi ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte pikërisht gjesti që kandidati republikan bëri.

Gjatë fjalimit të tij një grua që ndodhej në tribun nuk u ndje mirë dhe i ranë të fikët.

Ish-presidenti la menjëherë podiumin dhe shkoi drejt saj për t’u siguruar nëse ishte mirë dhe në fund i dha një përqafim, teksa u shoqërua më pas jashtë tubimit, ndërkohë që Trump u rikthye në podium për të vijuar me fjalimin e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *