Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës dha mesazhin e tij kundër kryeministrit Edi Rama.
“Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetarë që keni sfiduar dhe shiun dhe motin, por mbi të gjitha regjimin më të urryer në kontinent sa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në kontinent, regjimin që është lider dhe vetëm për shpopullimin e vendit, që ia ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos, sa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor dhe për mundësitë që duhet t’u ofrohet të rinjve. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me zgjedhje dhe protesta. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër..Shikoni çfarë ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale” – tha Meta.