Që në momentin kur Ronaldo nxori veten në shitje, Chelsea shihej si destinacioni i radhës, por ishte trajneri Thomas Tucel ai i cili nxori blutë nga gara, duke theksuar se nuk është prioritet i klubit transferimi i CR7.
Nga Portugalia dy ditë më parë u fol për një ofertë të padëgjuar më parë, 270 milionë euro për dy vite nëse pranonte të luante në Arabi, por përtej tyre lajmeve, fakt është se opsionet për Ronaldo-n sa vijë e zvogëlohen. ESPN ka bërë një pasqyrim të plotë të situatës ku ndodhet portugezi, për momentin në tavolinë kanë mbetur vetëm dy opsione: Atletico Madrid dhe Bayern Munich, por dhe në këtë rast, nuk është prioritet.
Kur bëhet fjalë për Bayern, CR7 do të merret në konsideratë vetëm nëse largohet Robert Lewandowski. Atletico Madrid përfaqëson edhe zgjedhjen më të vështirë, pasi do të kalonte te rivalët e Realit. Diego Simeone ka shprehur pëlqimin e tij për një transferim të Ronaldo-s, por më parë duhet të shfryhet pak organika në fazën sulmuese: Griezmann, Joao Felix, Cunha, Correa e Morata, dy prej tyre duhet të largohen për ti bërë vend Ronaldo-s.