Thomas Tuchel mund të ketë gjetur sërish dashurinë. Vetëm pak ditë më parë trajneri i Chelseat nënshkroi një divorc me Sissi Tuchel, ish-bashkëshorten e tij pas trembëdhjetë vitesh martesë. Por nuk dihet se kur do të trokasë dashuria në derë dhe trajneri gjerman tashmë është parë në shoqërinë e një gruaje tjetër.
Konkretisht, ish-futbollisti 48-vjeçar është parë dhe fotografuar gjatë pushimeve të tij me Natalie Max, një vajzë braziliane 35-vjeçare. Ata të dy po shijonin një udhëtim të këndshëm me varkë në Sardenjë.
Kështu raporton gazeta ‘The Sun’, e cila tregon edhe disa imazhe të çiftit, në të cilat shihen vështrime bashkëfajtore, qëndrime të përzemërta, madje edhe puthje të herëpashershme. “Ata mbanin duart në çdo rast që kishin dhe dukeshin shumë të lumtur (…). Ata dukeshin shumë të dashuruar. Në një moment, Natalie vuri dorën e saj në pjesën e pasme të qafës së tij dhe u përkul për ta puthur,”- shpjegon një turist për mediumin e cituar.
I njëjti burim sqaron gjithashtu për tabloidin angleze, se trajneri gjerman dhe partnerja e tij e re ishin duke notuar, kanë drekuar në një restorant hoteli dhe kanë vizituar gjithashtu ishullin Caprera. Pasi kaluan një ditë relaksuese dhe një muzg ëndërrimtar në bordin e anijes, të dy u kthyen në vilën private ku po qëndronin.