Orinda Huta dhe Tuna Sejdi kanë menduar që tani për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Dy vajzat e njohura të showbiz-it janë bërë bashkë në një event ku ishin të ftuara të dyja. E në këtë takim siç duket ato kanë lidhur edhe “krushqinë” më të re. Ka qenë këngëtarja Tuna Sejdini e cila teksa po bënte gëzuar me Orinda Hutën, është shprehur me shaka sigurisht, që kjo dolli shkon për nder të djalit të saj dhe vajzës së Orindës.
“Atara për Zen’in, u kry bac,”-ka shkruar Tuna krahas videos. Edhe moderatorja e ka ripostuar videon në profilin e saj, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Kujtojmë që Zeni është djali i dytë i Tunës. Ajo është nënë edhe e një djali tjetër Tian, babai i të cilëve është Patris Berisha. Ndërsa, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një fëmijë në muajin korrik. Orinda solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.
Që nga ai moment, Orinda dhe Turjani na ëmbëlsojnë herë pas here me imazhet e së voglës, të cilës i janë përkushtuar totalisht.