Ardhja në jetë e bebushit Zen duket se ka ndikuar pozitivisht në marrëdhënien e Tunës dhe Patris Berishës. Vogëlushi lindi në maj, pak pasi çifti konfirmoi ndarjen. Mirëpo Zen dhe Tian i kanë bërë sërish bashkë prindërit.
Këngëtarja prej ditësh ndodhet në pushime me të vegjëlit e saj ku ka shpërndarë shpesh dhe foto pa treguar se kush e shoqëron, por postimet në rrjetet sociale vihet re se Patrisi ndodhet me të.
Këto ditë të dy kanë postuar vazhdimisht nga vende të njëjta, ndërkohë Tuna ditën e sotme ka postuar një video ku shfaqet edhe Patrisi. Ajo e mban gjatë kamerën drejtuar nga ai dhe dallohet qartë se atë po e shoqëron ai për pushime.
/Priza.al/