Artistja e njohur shqiptare, Tuna është ‘rikthyer’ dhe ditën e djeshme ka qenë e pranishme në ‘Paradën e Krenarisë’ në Shkup në mbështetje të komunitetit LGBT+. Këtë muaj ka pasur aktivitete nga më të ndryshmet nga ky komunitet, pasi muaji qershor ndryshe njihet si muaj i ndërgjegjësimit për ta.
Altuna nga ana tjetër është rikthyer pas një kohe në rrjetet sociale e në koncerte, meqë bëri pauzë pasi ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Në imazhet që ka publikuar në Instagram, këngëtarja shihet se ka veshur një kostum me ngjyrat e ylberit që njëherësh simbolizon mbështetjen për këtë komunitet.
‘Dashuria fiton’, shkruhet në të duke përcjellë kështu një mesazh shumë të fortë për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë.
/Priza.al/