Këngëtarja e njohur kosovare, Tuna Sejdi sapo është bërë nënë e një djali tjetër. Gjatë gjithë periudhës që ishte shtatzënë me Zenin (djalin e sapolindur) Tuna ka preferuar ta mbajë pritjen e ëmbël larg syrit të ndjekësve të saj. Sot ajo na ka kënaqur sytë me fotot e ëmbla që ka shpërndarë me dy të vegjlit të cilët se kanë marrë shumë nga e ëma. Tuna edhe pse ka vetëm disa muaj që ka sjellë në jetë një fëmijë, duket në gjendje shumë të mirë fizike.
Kujtojmë se Zeni erdhi në jetë në një periudhë ku po përflitej se Tuna dhe Patris Berisha i kishin dhënë fund martesës së tyre.