Turbullohen ujërat në PD/ Flamur Noka kërcënon hapur Bashën për përjashtimin e Berishës…

Kreu i PD, Lulzim Basha kishte lajmëruar për mbledhje grupin e Partisë Demokratike vetëm një orë para organizimit të saj. Ndërkohë Basha para mbledhjes, ndodhej në zyrën e tij duke bërë të ditur për mediat vendimin rreth Berishës.

Afati i shkurtër i kohës ka bërë që shumë anëtarë të mos arrijnë në selinë e PD në kohë për të marrë pjesë në mbledhje, por megjithatë ata që kanë arritur të shkojnë, nuk e kanë pritur mirë vendimin e shprehur nga Basha.

Menjëherë në zyrën e Lulzim Bashës ka shkuar Flamur Noka ku mësohet se ka pasur një sherr gati në konflikt trupor me Bashën. Flamur Noka e ka kërcënuar hapur Bashën për përjashtimin e Berishës, një debat i ashpër me zë të lartë që është dëgjuar nga shumë prej personave që qëndronin në paradhomë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *