Turi i Merkel në Ballkan! Ja cila është axhenda e kancelares gjermane

Detaje të reja nga axhenda e Angela Merkel, gjatë turit të saj në Ballkan janë bërë me dije së fundmi. Kancelarja gjermane do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 13 dhe 14 shtator.

Ajo do të takohet me udhëheqësit e dy vendeve, por edhe me liderët të tjerë të rajonit. Mësohet se temat kryesore të takimit do të jenë çështjet dypalëshe, çështjet ekonomike dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Pasi të mbarojë në Serbi, kancelarja gjermane do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të takohet me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe do të ezaurojë pak a shumë të njëjtat tema si me presidentin e Serbisë.

Ndërsa pas takimit me Ramën, e pret një darkë e përbashkët do të mbahet të martën në mbrëmje. Në këtë darkë do të marrin pjesë krerët e qeverive të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *