Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, pritet të mbërrijë këtë të premte në Tiranë.
Mësohet se, zyrtari i lartë evropian do të pritet nga Rama në orën 10:15. Ndërsa në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve. Në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp mes Michel dhe kryeministrit Rama. Turin e tij në rajon, zyrtari i BE e ka nisur në Serbi, ku edhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Pas takimeve në Shqipëri, Michel do të vizitojë edhe Bosnjë&Herzegovinën.
Agjenda e plotë:
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në një vizitë zyrtare në Tiranë.
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve.
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp.