Turi në Ballkan! Merkel i shpërndan vetë porositë e fundit, mesazhet e fshehta që pritet të japë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të kalojë edhe njëherë të fundit nëpër Ballkan para se të dorëzojë “çelësat” e zyrës së saj për t’u tërhequr nga jeta politike. Këtë shtator Merkel pritet që të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë, duke ngjallur menjëherë kureshtje se për çfarë do të diskutojë kancelarja gjermane me liderët e Ballkanit.

Media serbe “Blic” i ka dedikuar një artikull bisedës që Merkel mund të zhvillojë me presidentin Aleksandër Vuçiç, ku sigurisht që mbizotëron çështja e Kosovës.

Përpara se ajo të largohet zyrtarisht nga pozita e kancelares gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Serbinë, dhe pyetja e parë që lind është se sa mesazhe të fshehura dhe të hapura do të përçojë? Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, situata në Bosnjë Herzegovinë, “Ballkani i hapur”, por edhe investimet ekonomike mund të jenë temat kryesore të vizitës, vlerësojnë analistët për “Blic”,”-shkruhet në artikull. Ndërkohë që nuk përmendet për asnjë moment që Merkel do të vijë edhe në Shqipëri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *