Eksperti i turizmit, Zak Topuzi ka folur për mediat lidhur me turizmin elitar dhe kushtet që u ofron Shqipëria këtë sezon.
Topuzi tha se kishte shumë për të bërë në mënyrë që të tërhiqeshin turistë pasi ata më elitarët kishin zgjedhur vende të rajonit si Greqia dhe Mali i Zi për të bërë pushime.
“Një pjesë e mirë e turistëve elitarë të rajonit pushojnë në vendet përreth duke na humbur një pjesë të rëndësishme të të ardhurave që na sigurohet nga turizmi. Mali i Zi ka një fitim më të madh për çdo turist krahasuar me ne”– u shpreh Topuzi.
Ndërsa preku edhe problemin e zaptimit të hapësirave publike në plazhet e vendit, duke argumentuar se një pjesë e mirë e qytetarëve nuk mund të shfrytëzonin bregun e detit pa bërë pagesa të caktuara.
“Kam parë ditët e fundit video që lidhen me pamje nga ajri pothuaj të gjithë bregut shqiptar dhe më duket që njerëzit kanë të drejtë. Zënia e gati 80% e bregut, e ka bërë të pamundur që pjesa tjetër e shqiptarëve të zshfrytëzojnë bregun e detit pa dhënë në këmbim pagesa të caktuara.
Por plazhi publik ka mbetur në mëshirë të fatit, bashkitë duhet të sigurojnë shërbime të caktuara”– përfundoi eksperti.