Mediat belge kanë raportuar ditën e sotme mbi lajmin e trishtë se turistja belge në Shqipëri, Myrthe Baets, 25 vjeçe, ndërroi jetë pasi ra në greminë bashkë me mikeshën e saj nga Franca, Joanna Blocaille.
‘Brusselstimes’ shkruan se vajzat nuk kanë ndjekur rregullat e guidës turistike dhe se Qafa e Valbonës njihet si një vend i rrezikshëm. Media shton se të rejat kanë pasur fatin e një qytetari gjerman, që një vit më parë, rrëshkiti dhe ra në të njëjtin vend.
Artikulli i plotë:
Një turiste belge dhe një franceze kanë humbur jetën gjatë eksplorimit të natyrës në Shqipëri. Ato të dyja ranë në greminë. Policia shqiptare e identifikoi viktimën belge si Myrthe Baets, një 25-vjeçare me origjinë nga komuna flamande Elewijt. Ajo kishte udhëtuar në Evropë me të dashurin e saj. Turistja franceze është emëruar nga autoritetet si Joanna B. Të dyja kishin shkuar në shëtitje pa udhërrëfyes pranë luginës së Valbonës. Zona njihet si një vend i rrezikshëm për alpinistët për shkak të terrenit malor. Një turist gjerman ka vdekur më parë atje në maj të këtij viti. Të njëjtin fat patën dhe Myrthe e Joanna, të cilat rrëshqitën dhe ranë. Mësohet se më pas ka ndodhur një ortek. Shërbimet e urgjencës dhe oficerët u thirrën dhe menjëherë shkuan në vendngjarje, por kërkimi i tyre fillestar për alpinistet u vështirësua për shkak të “motit të keq”. Trupat e të dyja viktimave u gjetën pas 24 orëve nga autoritetet shqiptare që punonin me homologët e tyre belgë dhe francezë. Tashmë do të kthehen në shtëpi për tu përcjellë për në banesën e fundit.