Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në alpet mes Valbonës dhe Thethit.
Dy turistë kanë humbur rrugën dhe më pas dyshohet se kanë rënë në një greminë.
Policia njofton se gjendja e tyre është e rëndë, ndërkohë që drejt zonës janë nisur ekipet e shpëtimit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.
Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.