Turizmi në janar/ Ja zona që ‘tërhoqi’ më shumë vizitorë

Vizitorët jorezidentë kanë rritur netqëndrimet e tyre në strukturat akomoduese të pjesës Veriore të vendit me mbi 40 për qind teksa si numër kanë shënuar një rritje me 2.3 herë në janar 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por teksa shifrat në tërësi duken premtuese norma e shfrytëzimit të hoteleve dhe shtretërve ka shënuar ulje në raport me një vit më parë sipas shifrave të Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese.

Kështu në muajin Janar 2023, sipas INSTAT treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese reflektojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 26,3%, në krahasim me Janar 2022.

“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 4,5%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 67,9%.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 1,3%, në krahasim me Janar 2022. Treguesit e tjerë paraqiten si më poshtë: numri i netë qëndrimeve nga rezident ka rënë me 4,3%; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 7,8%” raportoi INSTAT.

Vizitorë

Sipas INSTAT gjatë muajit Janar 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 26,3%, krahasuar me Janar 2022.

“Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,3 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 77,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 4,3 herë”, vlerëson publikimi.

Ndërkohë në muajin Janar 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (51,1%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (72,2%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,9%).

Netë qëndrime

Edhe netqëndrimet kanë shënuar një rritje të lehtë në janar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë muajit Janar 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 1,3%, në krahasim me muajin Janar 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 40,4%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 41,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 5,1 herë”, vlerëson INSTAT.

I njëjti nënvizon se në muajin Janar 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,7 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (64,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,3%)./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *