Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Dropull. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se prioritet i qeverisë mbetet turizmi që do të fuqizojë cdo familje. Ndër të tjera, Rama përmendi edhe bashkinë e Shkodrës duke thënë se është i vetmi qytet ku nuk ka shërbimet e duhura.
“Sot bashkitë tona janë të pastra përveç Shkodrës ku verbëria politike është paguar nga komuniteti me koston e mospasjes së shërbimeve të duhura. S’dua të vazhdoj me punët e grave në qeverinë tonë por dua të them që në këshillat bashkiak kemi fuqi të barabartë dhe dua t’i falenderoj të gjithë zonjat që janë bërë pjesë e këshillit bashkiak të Dropullit. Një është është e sigurt, që kemi hapur një fazë të re për Shqipërinë, ekonominë, punësimin, turizmin.
Turizimi është industria bazë që do ta fuqizojmë vit pas viti me të gjithë komponentët e vet për të fuqizuar çdo familje që jeton kudoqoftë në Shqipëri. Sot kushdo që hap agroturizëm fiton më shumë se ai që punon në Greqi”, tha Rama.