Artistët shpesh herë marrin akuza për blerje klikimesh, “viktimat” të fundit kanë qënë Taynën, Butrint Imerin dhe Mozzik për hitin “Pare” ka qënë këngëtari Noyzi që ksaj here hodhi akuza mbi kolegët e tij.
Një akuze të tillë i është përgjigjur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri këngëtarja ka publikuar një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”, të cilit ajo i është përgjigjur në këtë mënyrë:
“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”, i shkruan Dafina.
Krahas bisedës, Dafina ka shtuar më tej: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.