Dy tërmetet e rëna mbrëmjen e sotme në Turqi kanë shkaktuar të paktën tre viktima dhe kanë lënë të plagosur 213 të tjerë sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu. Të plagosur janë raportuar edhe në Siri. Tërmeti në Hatay me 6.4 ballë kishte një thellësi prej 2 km. Pak minuta më vonë vendi u godit nga një tjetër tërmet, me magnitudë 5.8 ballë.
Hatay ndodhet në Detin Mesdhe dhe agjencia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 cm, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët pasi vijnë vetëm dy javë pas tërmeteve të fuqishme që mori mijëra jetë njerëzish në Turqi dhe Siri.