98 nga 107 zjarret pyjorë të regjistruara në Turqi janë vënë nën kontroll”, kështu bëri me dije ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të neutralizuar flakët, ndërsa paralajmëroi një kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme.
Për të shuar zjarrin në Marmaris janë vënë në dispozicion 3 avionë, 9 helikopter, 20 kamionë uji dhe 529 trupa.
Të paktën prej të mërkurës 21 rajone të Turqisë janë përfshirë nga flakët dhe fatkeqësisht 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 271 të tjerë janë prekur nga zjarret, bëri me dije Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Emergjencave.
Turistë janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë me dije se për të plotësuar nevojat urgjente në zonat e shkatërruara dhe me dëme materiale janë dhënë 50 milionë lira turke( 5.91 milionë dollarë).
Rusia, nga ana tjetër ka dërguar 5 avionë Il-76 dhe 3 helikopterë Mi-8 për të ndihmuar Turqinë në shuarjen e zjarreve. Në një bisedë telefonike Putin konfirmoi se Moska do të ndihmojë Ankaranë në këtë periudhë të vështirë. Në ndihmë Turqisë i kanë ardhur edhe Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Ukraina.
/Priza.al/