Mehmet Yasar Coskun, një kontraktor ndërtimi, i cili kishte ndërtuar një kompleks të madh që u shemb plotësisht nga tërmeti i së hënës, ka rënë në pranga. Renaissance Residence, një nga ndërtesat më luksoze në Hatay, me 12 kate dhe 250 apartamente, ‘u bë’ lajm kur u shemb nga tërmeti.
Mehmet Yaşar Coşkun u arrestua në aeroport teksa po përpiqej të largohej jashtë vendit. Sipas Hurriyet, biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit në përpjekje për të shkuar në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit.