Rajoni juglindor i Turqisë, pas tërmetit katastofik, është goditur nga përmbytjet. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur.
Teksa pa nga afër gjendjen, ministri i brendshëm turk Sulejman Sojly tha se masat e marra nuk ishin të mjaftueshme për t’i shmangur përmbytjet. Uji ka marrë përpara disa automjete dhe ka përmbytur dhjetëra biznese, shtëpi dhe shkolla.
Në dy qarqet turke të Shanlleurfa dhe Adejaman që u prekën nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit shkatëruues të 6 Shkurtit, kjo e ka rënduar edhe më shumë situatën e atyre që kanë mbetur pa shtëpi dhe qëndrojnë në çadra.