Presidenti Ilir Meta reagon pas vendimit të Turqisë për të hequr veton dhe për t’i hapur rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Kreu i Shtetit shkruan në “facebook” se ky është vendimi i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese.
“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, shkruan Meta.