Turqia nuk është në luftë vetëm me pasojat e tmerrshme që la tërmeti dhe tentativës për të nxjerrë sa më shumë perona të gjallë nga rrënojat, por edhe me flakët në portin Iskenderun.
Tym i dendur vazhdon të ngrihet nga porti ndërsa zjarrfikësit dhe të paktën dy avionë zjarrfikës tentojnë të shuajnë flakët.
Porti jugor turk mbeti i mbyllur pas dëmeve të mëdha nga tërmeti i së hënës dhe zjarrit që shpërtheu mes kontejnerëve në terminal.
Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë tha të mërkurën se përpjekjet për të luftuar flakët ishin në vijim.
“Ekipet tona po punojnë vazhdimisht në portin e Iskenderunit për të neutralizuar zjarrin nga ajri dhe toka”, shkroi ministria në Twitter.