Zjarret në Jug të Turqisë vijojnë të jenë aktive. BBC ka publikuar pamjet e zjarreve masive që kanë shkrumbuar mijëra ha tokë.
Sipas raportimeve, 4 persona kanë ndërruar jetën, ndërsa janë duke u rrezikuar fshatrat turistikë dhe restoret luksoze në brigjet mesdhetare të Egjeut.
Sipas autoriteteve turke, duhet ende punë për të neutralizuar flakët, pasi dhe prezenca e erës, po e bën më të shpejtë shpërndarjen e flakëve në zonë.
/Priza.al/