TVSH nuk transmeton ndeshjen Islandë-Shqipëri/ Tifozat Kuqezi: Është e gabueshme, nuk tolerohet nga ne

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet në mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me Islandën në Rejkjavik. Por çasti më i çuditshëm është se këtë ndeshje të parë të Nations League nuk do të transmetohet nga televizioni publik shtetëror. Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar ndaj kësaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruajnë se nuk është e arsyeshme që të transmetohet ndeshja. Gjithashtu shtojnë se mbështetja ndaj djemve tanë do të jetë e pakufijshme.

Postimi:

Përderisa Tifozat Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja.

 

Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja.

 

Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozat Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria.

 

F

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *