Twitter akuza ndaj BBC: Organizatë e financuar nga qeveria

Platforma Twitter ka akuzuar median ndërkombëtare, BBC si një ‘organizatë të financuar nga qeveria’.

BBC i është kundërpërgjigjur duke thënë se: Transmetuesi kombëtar i Britanisë financohet kryesisht nga familjet britanike nëpërmjet një tarife licence, e cila kërkohet gjithashtu për të parë kanale jo-BBC ose shërbime të drejtpërdrejta. Kjo plotësohet nga të ardhurat nga operacionet tregtare.

Llogaria @BBC – e cila ka 2.2 milionë ndjekës – aktualisht është quajtur si e financuar nga qeveria. Etiketa nuk u është dhënë llogarive të tjera të BBC-së, përfshirë BBC News (World) dhe BBC Breaking News.

“Ne po flasim me Twitter për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur. BBC është dhe ka qenë gjithmonë e pavarur. Ne financohemi nga publiku britanik përmes tarifës së licencës”, tha BBC në një intervistë për CNN.

Twitter fillimisht e caktoi transmetuesin amerikan si “media të lidhur me shtetin”, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me rrjetin propagandistik rus RT dhe Agjencinë e Lajmeve Xinhua të Kinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *