Pronari i ri Elon Musk solli humbje në Twitter pas blerjes së tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë vitin e kaluar. Një statujë e logos së famshme e zogut blu të platformës aktualisht është në shitje për rreth 11,000 dollarë, ndërsa simboli @ për 4,300 dollarë.
Përvec simboleve në shitje tashmë janë vendosur disa aparate ekspres La Marzocco të nivelit të lartë dhe pije të gazuara me shpërndarës akulli. Twitter po shet gjithashtu pajisje printimi dhe madje edhe grupe sirtarësh të vegjël, aktualisht me një ofertë prej 60 dollarësh.
Musk shkroi në Twitter në nëntor se kompania kishte parë një “rënie masive të të ardhurave” pas largimit të disa reklamuesve. Ai gjithashtu paralajmëroi se firma mund të falimentonte.
Twitter dyshohet se ka dështuar të paguajë qiranë në zyrat anembanë globit, duke përfshirë qendrën e tyre në San Francisko, ku pronari i tyre po padit për mospagesë.