Tymese dhe flakë në Kuvend, zbardhen akuzat për Flamur Nokën dhe Albana Vokshi! Do referohen në SPAK

Deputetët e Sali Berishës krijuan sërish kaos në senacën plenare të ditës së sotme, duke ndezur flakë dhe tymuese në Kuvend. Menjëherë pas përfundimit të senacës, agjentët e BKH mbërritën në Kuvend. Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria vendore e Policisë dhe ekspertë kriminalist kanë ishin në sallën e Kuvendit dhe mblodhën prova.

Abc News shkruan se për dy deputetët e Rithemelimit, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, do të referohen materiale në SPAK, pasi ndezën tymuese, por dhe u vunë flakën letrave në Kuvend. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga nenet 150 dhe 282 të Kodit Penal.

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *