Qyteti i Vlorës, është mbuluar sot nga tymi i zi dhe bloza e çliruar nga djegia e gomave në afërsi të portit.
Burime për mediat raportojnë se një sasi e madhe gomash kanë marrë flakë, duke krijuar një situatë tepër problematike për mjedisin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e gomave.
Për të shuar flakët në vendin e ngjarjes kanë arritur dy makina zjarrfikëse që po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.