Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithë me një deklrataë në një intervistë mbrëmë, teksa shprehej se ndihej i tradhëtuar nga Manchester United dhe theksoi se nuk ka aspak respekt për trajnerin Ten Hag. Klubi i “Djajve të kuq” ka bërë një postim pak më parë në rrjetet sociale, ku shprehet se do analizojë situatën dhe më pas do marrë një vendim.
“Manchester United vëren mbulimin mediatik në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldos.Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota.Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve” – Shkruan Manchester United.