U abuzua seksualisht nga punonjës të Federatës, trajnerja thyhen heshtjen…

Vera Pauw, një ish-trajnere holandeze tanimë e Irlandës, ka zbuluar se është sulmuar seksualisht nga tre burra të punësuar në futbollin holandez, kur ajo ishte lojtare. Ajo së fundi i raportoi këto sulme në polici, duke besuar se nuk kishte marrë asnjë mbështetje nga federata holandeze (KNVB).

“Për 35 vjet e mbajta këtë sekret nga pjesa tjetër e botës, nga familja ime, nga shoqet e skuadrës dhe lojtaret e mia”,- shkroi ajo në një deklaratë të postuar në “Twitter”. – Edhe ata më të afërt me mua nuk janë në dijeni të përdhunimit të kryer nga një zyrtar i lartë i futbollit kur isha lojtare e re. Më vonë, unë isha objektiv i dy sulmeve të tjera nga burra të tjerë. Të tre punonin në federatën e futbollit holandez në atë kohë”.

Holandezja tha se kishte dërguar pesë raporte në KNVB dhe së fundi kishte raportuar përdhunimin dhe sulmin e saj seksual në policinë holandeze. “Tashmë ndihem si fillimi i fundit për mua, por e di se do të ketë më shumë zemërthyerje në të ardhmen. Por gjithashtu shpresoj që futbollistet dhe trajneret e tjera të reja që janë ekspozuar ndaj diçkaje si ajo që kam kaluar, tani do të ndihen mjaft të guximshme për të dalë përpara dhe për të ndarë historitë e tyre,”- vazhdon ajo.

Federata holandeze tha se ishte “shumë e tronditur nga ngjarjet e përshkruara nga Vera gjatë një diskutimi vitin e kaluar” dhe se më pas i besoi hetimin një organi të pavarur. Kjo nxori në pah një sërë gabimesh në mënyrën se si u trajtuan sulmet e pësuara nga Vera Pauw dhe faktin që Federata “nuk reagoi aq shpejt ndaj alarmeve të para të dhëna nga Pauw për sjelljet seksuale të papërshtatshme në 2011”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *