Aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme në fshatin Gocaj të Lezhës, i ka marrë jetën një 47-vjeçari.
47-vjeçari, i cili u përplas nga një automjet mbrëmjen e djeshme, ishte duke udhëtuar me motorin e tij dhe ndodhej në spital që mbrëmjen e djeshme, por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.
Bëhet me dije se i plagosuri nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda. Ndër të tjera mësohet se viktima është identifikuar si Pëllumb Marashi.
Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj. Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
/Priza.al/