Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka vizituar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, punonjësin e Policisë Rrugore të Dibrës, inspektor Selami Lusha. Gjatë kohës së kryerjes së shërbimit me automjetin e Policisë Rrugore ai u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër, në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

Nano i ka uruar shërim të shpejtë punonjësit të Policisë Selami Lusha. Gjatë bisedës me familjarët e punonjësit të Policisë, ai iu ka ofruar atyre mbështetjen për çdo nevojë.

Njëkohësisht, Gledis Nano ka vizituar edhe drejtuesin e automjetit tjetër të përfshirë në aksident, shtetasin Z. M., të cilit i ka uruar shërim të shpejtë.

Gjithashtu ka theksuar që të jenë të qetë përsa i përket veprimeve që po kryen grupi hetimor, pasi nuk do të ketë anshmëri në kryerjen e ekspertizës, për të përcaktuar fajësinë e ndodhjes së aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/