U aksidentua një ditë më parë, Ira Seferi tregon gjendjen e bashkëshortit Gaz Paja

Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Gazment Paja ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore. Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta:

‘Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt’ shprehet Ira.

Gaz Paja u aksidentua një ditë më parë, teksa po udhëtonte me motor në rrugën e Kavajës, në momentin kur u përplas me një automjet. Ai pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga shërbimet e ambulancës që mbërritën në vendin e ngjarjes.

 

/Burimi: Vip Magazine/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *