U akuzave për ngacmim seksual nga 11 femra, jep dorëheqjen guvernatori ‘maniak’ i New York-ut, Andrew Cuomo  

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi u zbulua se ngacmonte seksualisht disa punonjëse.

“Gjëja më e mirë që mund të bëj tani është të tërhiqem mënjanë”,- tha Cuomo. Dorëheqja e tij hyn në fuqi për 14 ditë, ndërsa posti do i kalojë nënkolonelit Kathy Hochul.

Ish-guvernatori tashmë, është përballur me presion të shtuar nga qytetarët, por edhe nga vetë presidenti Joe Biden për t’u dorëhequr, pasi skandali që ai u përfshi, u konsiderua si i përmasave të mëdha.

Cuomo ka shërbyer për tre mandate në postin e Guvernatorit të Nju Jorkut. Sipas hetimeve, ai ka puthur gratë pa dëshirën e tyre, i prekte në mënyrë të papërshtatshme dhe bënte batuta të shpeshta për pamjen dhe jetën seksuale.

Vendimi erdhi pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut publikoi një javë më parë rezultatet e një hetimi që zbuloi se guvernatori Cuomo kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Me largimin e Cumos nga ky post, nuk përfundon vetëm një karrierë politike, por një dinasti.

Babai i Cuomos, Mario Cuomo, ishte guvernator në vitet 1980 dhe ’90, dhe Andrew Cuomo shpesh përmendej si një kandidat i mundshëm për president, një post që babai i tij i famshëm mendonte të kërkonte. Edhe pse skandali u zgjerua, Cuomo po planifikonte të kandidonte për t’u rizgjedhur në vitin 2022.

Cuomo ende përballet me mundësinë e akuzave penale, me një numër prokurorësh në të gjithë shtetin e Nju Jorkut që kërkojnë ta hetojnë atë.

Ish-guvernatori i ka cilësuar disa prej akuzave sit ë fabrikuara, duke mohuar të ketë prekur në mënyrë të papërshtatshme ndonjë. Por ai pranoi komentet e sikletshme ndaj ndihmëset, duke kërkuar dhe falje për këtë fakt.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *