Vrasja mizore në tokën helene e Caroline Crouch, bëri jehonë në të gjitha mediat e huaja. Hetimet të cilat zgjatën më shumë se 1 muaj, fillimisht dyshuan se një nga autorët ishte një shtetas nga Gjeorgjia, Giorgio Khardzeishvili, dhe në fakt ishte personi i parë i cili u arrestua. Ai u kap në një pikë kufitare të Greqisë ndërsa nga kontrollet u zbulua se ai kishte pasaportë false. Më tej ai u nënshtrua edhe analizës së ADN-së, e cila nuk rezultonte prezente në vendngjarjen krimit në shtëpinë në Glyka Nera.
Sot ai ka deklaruar për një TV në Gjeorgji se është dhunuar për të pranuar se ka qenë autor i kësaj ngjarje. Unë isha i lidhur në një karrige për katër ditë. Ata më rrahën shumë, nuk e merrni dot me mend, kur dikush lodhej, një tjetër më godiste. Ishin disa persona. Pësova tronditje në tru. Nuk kishte asnjë pyetje. Kur më sollën në Athinë, menjëherë ata më rrahën. Dhe ata thjesht thanë: “Më thuaj, si e vrave, si u fute, si dolët?” Nuk kishte pyetje të tjera. Nuk e dija për cilën vajzë po flisnin.” Ata më thanë: ‘Ti e vrave atë.’”, tha Giorgio Khardzeishvili.
Por tashmë bashkëshorti i viktimës, Babis Anagnostopulos, pranoi autorësinë e krimit pasi inskenoi një skenë grabitje. Çështja po hetohet gjithashtu nga Ambasada e Gjeorgjisë. “Nuk e dija për cilën vajzë po flisnin. Ata më thanë: ‘Ti e vrave atë. Pastaj zbulova se ajo ishte vrarë nga burri i saj ndërkohë që unë akuzohesha për grabitje. Unë nuk kam asnjë lidhje me grabitjen. Unë thjesht kisha dokumente false”, deklaroi ai.
Pyetja që ngrihet është: Përse policia greke kur e dinte që në momentet e para se vrasësi është Charalambos, ka arrestuar një person të pafajshëm dhe e ka torturuar për të treguar një të vërtet që ata e dinin?
Ky shenjështrim i policisë por edhe i mediave greke se vrasësi i Carolines ishte një gjeorgjian ose një “shqiptar i pamëshirshëm”, ka sjellë reagime të forta duke e konsideruar raciste. Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe Komuniteti i Emigrantëve në Greqi, të cilët u shprehën se mediat greke nuk humbën aspak shansin të kultivojnë me vullnet stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke. Pra vrasësi nuk ishte një gjeorgjian apo një shqiptar, ishe një grek, i shkolluar, i pasur, i bardhë, familjar dhe i “dashuruar”.
Caroline Crouch u vra në 11 maj në prani të vajzës të saj 11 muajshe. Zbatuesit e ligjit ndaluan një shtetas gjeorgjian në lidhje me vrasjen, por më vonë u zbulua se ai nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Policia ka akuzuar burrin e saj për vrasjen e 20-vjeçares Crouch. 32-vjeçari Babi Anagnostopoulos tashmë është deklaruar fajtor.
/Burimi Protothema.gr/ përshtati në shqip Priza.al/