Gjykata e Posaçme ka lënë në burg drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, i akuzuar për korrupsion. Gjykata ka vendosur edhe për Isuf Gegën, që kishte rolin e sekserit masën e sigurisë “arrest me burg”.
Prokurori Kariqi dhe Isuf Gega u arrestuan më 30 qershor në Kavajë.
Sipas hetimeve, Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.
Dyshimet e para janë se prokurori është përfshirë në korrupsion dhe bashkë me të është arrestuar dhe shoferi i tij. Ndaj prokurorit është urdhëruar edhe kontroll banese.
Kariqi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Ndërsa Isuf Gega akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
/Priza.al/