Gjykata e Vlorës ka përcaktuar ditën e sotme masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për shtetasin Tolem Lamaj, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi iu gjetën bimë të dyshuara opium. Ai u arrestua në banesën e tij në fshatin Drithas të bashkisë Selenicë. Vetë Lamaj, me profesion mësues, i ka mohuar akuzat.
Sipas Lamaj, bëhet fjalë për një bimë të egër që mbillet në fshat dhe nuk ka lidhje me opiumin. Ai ka thënë se arrestimi e ka rënduar ndërsa tashmë beson te vendosja e drejtësisë në vend. “Nuk e kam dëgjuar asnjëherë fjalën opium” – mësohet të ketë thënë Lamaj.
Mësuesi u arrestua për kultivim opiumi/ Familjarët: Është bimë, e kemi bërë byrek