Disa kohë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se ish-konkurenti i ‘Për’puthen’, Xhafer Thaqi ishte arrestuar për ngacmim ndaj një vajze të mitur, 16-vjeçare.
Vidoja ku Xhaferi dukej se po ngacmonte të renë u bë tepër virale në rrjet. Së fundmi, vetë Xhaferi ka folur në lidhje me këtë ngjarje, teksa ishte i ftuar në një intervistë në ‘Glamour Zone’. Ai sqaroi se vajzën e kishte mikeshë ndërsa videoja sipas tij ishte e montuar nga njerëz dashakeq.
“Nuk më kanë arrestuar. Unë e njoh vajzën, kemi miqësi dhe flasim. Por nuk e kam ngacmuar sepse jam më i madh në moshë se ajo. Atë video e kanë montuar njerëz dashakeq. Unë i kam komentuar në një fotografi dhe ajo ma ktheu. Kjo ishte e gjitha. Edhe nëse do ta ngacmoja nuk do të ishte aq gabim sa konkurentët e tjerë, sepse unë jam shumë i ri. Ajo më ka thënë që djem që kanë qenë në ‘Përputhen’ vjet dhe janë 30-vjeç e kanë ngacmuar atë vajzë 16-vjeçare”- u shpreh Xhaferi.
Xhaferi gjithashtu hodhi akuza ndaj ish-konkurentëve të tjerë të emisionit të dashurisë, duke thënë se disa prej tyre janë bërë pjesë e një aplikacioni me pagesë, ku njihen me ‘Bossët’.
“Më regjistruan njëherë shokët e mi me shaka në këtë aplikacion. Papritur shoh një vajzë që ka qenë te ‘Përputhen’ dhe është shumë e famshme. Mendova mos ishte adresë fallco, por ajo kishte shënuar të gjitha të dhënat e saj, përfshirë Instagramin dhe Snapchatin. Ai është aplikacion +18, që meshkujt duhet të paguajnë që të takohen me këto vajza”- u shpreh ai.