U akuzua për ‘pedofili’, flet me lot në sy mësuesi i Beratit: Ishte inskenim nga ish-gruaja! Do luftoj vetëm për djalin tim!

Rikthimi në shkollë i Ëngjëll Bregut, mësuesi 62-vjeçar për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës”, në Berat, krijoi një shqetësim të madh tek prindërit si dhe te opinioni publik. Kjo pasi ai ishte akuzuar për pedofili dhe ngacmim seksual dhe si pasojë ishte pezulluar nga detyra tij si mësues.

Pas gjithë zhurmës mediatike reagon për herë të parë Ëngjëll Bregu në një intervistë ekskluzive për ‘Shqipëria Live’, në Top Channel.

Në lidhje me akuzimet për prekje të nxënësve në muajin maj, në vitin 2009, Bregu i hedh poshtë dhe thotë se asnjë mësues apo nxënës nuk ka kryer denoncim. Ai shton se pas kësaj ngjarje nuk e kapërdiu dot stresin dhe vendosi të punojë në të zezë.

Bregu ka ushtruar profesionin e tij për 23 vite dhe ka qenë në 4 ose 5 shkolla, ndërsa deklarohet i pafajshëm për rastet që ai është akuzuar për pedofili, 62-vjeçari akuzon ish gruan e tij për inskenim!

“I kërkova ish drejtori të drejtorive arsimore më nxirr viktimën kush është. Asgjë s’ka ndodhur. Asnjë prindër asnjë nxënës, po të kishte denoncim do kisha hyrë në burg, Nuk e kapërdiva këtë stres të dytë dhe vendosa të mos bëja pjesë më në Arsim dhe kam punuar në të zezë. Kjo e 2009 ishte fill 1 muaj para se të bëhej ky inskenim unë u martova, mora një grua të dytë. Dorën në zjarr nuk e vej, unë dyshoj. I thonë 23 vite punë, kam qenë në 4-5 shkolla. Nëse do isha i tillë si ka mundësi që në këto shkolla nuk erdhi asnjë ankesë në drejtimin tim? Kam pasur mbështetje në komunitet, në Berat më thërrasin Profesor”, tha ai.

Në shkollën 9-vjeçare “22 nëntori” në Berat, aty ku u regjistruar dhe skandali i radhës studionte edhe djali i Engjëll Bregut, e ndërsa përmendej ai mësuesi shpërthen në lot duke thënë se do të luftojë vetëm për fëmijën e tij dhe shton se ka mbështetjen e plotë të bashkëshortes së tij!

“Bashkëshortja detyrimisht u alarmua, kush është, i thash rri e qetë besomë. Atë e di unë si je ti, më ke krahë. Çunin do ta heqim nga ajo shkolla thashë unë. Do jetë edhe çështje bullizimi, drejtoresha më tha ca do bësh me çunin. Kam një fëmijë ëngjëllor s’munda ta humbas. Do luftoj vetëm për djalin tim, jo për veten time”, tha Bregu.

Në vitin 2003 Bregu u dënua sepse ngacmoi një nxënëse, për të cilën ai thotë se nuk është një ngacmim, por thjesht i ka hedhur dorën mbi qafë. Më tej, mësuesi akuzon ish gruan e tij për inskenim dhe thotë se është i pafajshëm!

“Nuk është ngacmim ai, s’mund ta quaj ngacmim, kemi qenë duke ikur nën ekskursion, përqafo një nxënës këtej një tjetër andej. Ata nxënës janë shumë të vegjël, çuditem të më vihet një epitet i tillë për pedofili. E quaj thjesht inskenim, fakte nuk kam, s’mund të deklaroj se ma bërë njeri. Një vit më parë jam divorcuar nga gruaja kam pasur probleme me të dhe presione”, u shpreh ai.

Bregu kujton kohën kur ai u dënua për pedofili dhe kaloi në burg rreth 3 muaj, ndërsa thotë se ndërgjegjja e tij është e pastër!

“Më ngjethet mishi kur e kujtoj kohën kur vuajta dënimin. Bëra 99-100 ditë burg. Në ndërgjegjen time jam shumë i pastër që nuk kam bërë asnjë vepër të ulët. Nga shkurti 2004 deri në maj të 2009 unë kam qenë mësues!”, thotë ai.

Në lidhje me këtë rast, më herët reagoi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila përmes një shënimi në facebook, ka dënuar rastin e punësimit të mësuesit. Po ashtu ministrja ka njoftuar se ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë ka nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij.

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *