R Kelly, superylli i R&B i njohur për hitin e tij që dëgjohet ende dhe sot e kësaj dite “I belive i can fly”, rrezikon të dënohet të paktën me 25 vite burgim për abuzim seksual të grave dhe vajzave, thanë prokurorët të mërkurën përpara dënimit të tij i cili është këtë muaj.
Juria e shpalli Kelly-n fajtor për shantazh dhe shumë akuza të tjera vitin e kaluar në një gjyq për trafikim njerëzor. Prokurorët pretenduan se rrethimi i menaxherëve dhe ndihmësve që ndihmuan Kelly të takonte vajzat – dhe t’i bindte ato, përbënte një sipërmarrje kriminale.
Disa akuzues dëshmuan gjatë gjyqit dhe kanë pretenduar se Kelly i nënshtronte viktimave të tij teka perverse dhe sadiste kur ato ishin të mitura.
Kelly përdori “famën, paratë dhe popullaritetin” e tij për të “abuzuar në mënyrë sistematike me fëmijët dhe vajzat e reja për kënaqësinë e tij seksuale”, shkruan prokurorët në dosje.
“Ai vazhdoi krimet e tij dhe iu shmang dënimit për to për gati 30 vjet dhe tani duhet të mbahet para përgjegjësisë”, shkruan prokurorët.
Avokatët e Kelly-t kanë argumentuar se ai meriton vetëm një maksimum prej rreth 17 vjet burg sipas udhëzimeve federale të dënimit. 55-vjeçari është planifikuar të dënohet më 29 qershor./Panorama Plus