Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu” Hidayet Karaca.
Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka marrë parasysh kërkesn e prokurorisë.
Hidayet Karaca ka qenë drejtor i televizionit “Samanyolu” deri në vitin 2015 ku edhe u arrestua nga policia me akuzën se ishte mbështetës i Lëvizjes Gylen.
Ndërkohë televizioni dhe të gjitha gazetat e konsideruara si pjesë e kësaj lëvizjeje u mbyllën, kurse një pjesë e gazetarëve u burgosën.
Gjykatat turke kanë dhënë më herët dënime të ngjashme me nga 1 mijë apo 2 mijë vite burg për anëtarët e Lëvizjes Gylen.
/Marrë nga: Cumhuriyet/ Përshtati: Priza.al/